----->>>NEW NEW --->>>www.RadioSemiri.wg.AM - Lajmet

Kosovë:Mocion për shkarkimin e ministrit të jashtëm Hyseni
Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re ka ngritur mocion për shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.
Postuar 07 Sep 2008 nga mediabledi
13 veta humbin jetën nga një aksident në Kroaci
Të paktën 13 persona kanë vdekur nga një përplasje në autostradë përgjatë bregdetit të Adriatikut në Kroaci. Disa orë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit, ende kanë punuar në nxjerrjen e pasagjerëve të plagosur.
Postuar 07 Sep 2008 nga mediabledi
Iniciativa për partinë e re shqiptare me tre deputetë
Deputeti i PDSH-së, Abedin Zymberi ka konfirmuar kalimin dhe përfshirjen e tij në radhët e subjektit të ri politik që të do të drejtohet nga Imer Selmani.
Postuar 07 Sep 2008 nga mediabledi
Krasniqi: Kosovën nuk e shqetëson iniciativa serbe
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të premten se, Kosovën nuk e shqetëson iniciativa serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të deklarohet rreth legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës.
Postuar 06 Sep 2008 nga mediabledi
Mustafaj synon kreun e PD-së në Tiranë
Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur lëvizjen e tij të re brenda partisë më të madhe. Ai ka shfaqur ambicien e tij për të drejtuar Partinë Demokratike në Tiranë.
Postuar 06 Sep 2008 nga mediabledi
Kosova “virus” për Cvetkoviqin
Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjet në Gjeorgji, mirëpo ka shtuar se - “Serbia e kishte tërhequr vërejtjen se Kosova do të shndërrohet në virus”.
Postuar 06 Sep 2008 nga mediabledi
Selmani:Partia e re një opcion i ri për shqiptarët
Imer Slemani sot edhe zyrtarisht tha se tërhiqet nga të gjitha organet partiake të PDSH-së, ndërsa gjatë ditës për këtë ka informuar kryetarin e partisë Menduh Thaçi.
Postuar 04 Sep 2008 nga mediabledi
Shkupi s’ka kapacitet për shkencën shqiptare
Rreth 500 shkencëtarë shqiptarë, të 12 lëmenjve do të tubohen në Tiranë, për të marrë pjesë në evenimentin më të madh shkencor të studiuesve shqiptarë, të cilin e organizon Instituti “Alb-shkenca”, me seli në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Përgëzime për muajin e bekuar të Ramazanit
Organizata Humanitare “El Hilal” ka përgëzuar besimtarët islamë në Maqedoni e më gjerë, me rastin e muajit të Ramazanit.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Ilirida nisi të funksionojë
Pas paralajmërimeve për formimin e institucioneve të Republikës së Iliridës, të premten është dërguar edhe Komunikata nr. 1 e kësaj Republike, që deri tani vepronte si Lidhje Kombëtare Shqiptare e Iliridës.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Kaos në pranimin e studentëve, nuk përputhen lëndët e maturës shtetërore
Qeveria le ta zgjidhë problemin që vetë e ka shkaktuar, nëse nuk dëshiron të përballet me protestat e nxënësve, apelojnë një grup prindërish të revoltuar me kaosin që është shkaktuar në disa fakultete, për shkak të lëndëve interne të maturës shtetërore ( me vlerësim brenda shkollës).
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Do të monitorohet punësimi i shqiptarëve në shëndetsi
Formimi i një departamenti të ri në Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e punësimeve sipas përfaqësimit adekuat të etniteteve do të jetë një nga risitë që parasheh Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Turistët braktisin Strugën
Përfundimi i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, thuajse ngadalë në mënyrë simbolike po e përmbyllë edhe sezonin turistik. Shumica e turistëve në Strugë kanë filluar ta braktisin qytetin, edhe pse gjatë rrugëve shihet një numër i paktë i tyre.
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Qeveria do të shënojë 100 vjetorin e Alfabetit
Qeveria e Maqedonisë formoi Këshillin Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Alfabetit. Këshilli që është në nivel ministrash dhe akademikësh udhëhiqet nga zëvendës kryeministri Abdylaqim Ademi,
Postuar 31 Aug 2008 nga mediabledi
Holbrooke: Beogradi të pajtohet me faktin se Kosovën e ka shtet fqinj
Në një intervistë për mediat serbe, ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke ka vlerësuar se Beogradi tash ndodhet para dy detyrave të rëndësishme: një, të arrestojë Mlladiqin, dhe dy, të pajtohet me faktin se Kosova sot është shtet fqinj.
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Kërkohet më shumë angazhim për të pagjeturit
Me moton “Të gjithë për të pagjeturit” është mbajtur një tryezë e rrumbullakët, për shkak të ditës ndërkombëtare të të zhdukurve.
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Qeveria do të shënojë 100 vjetorin e Alfabetit
Qeveria e Maqedonisë formoi Këshillin Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Alfabetit. Këshilli që është në nivel ministrash dhe akademikësh udhëhiqet nga zëvendës kryeministri Abdylaqim Ademi,
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Nisin funksionimin institucionet e Republikës së Iliridës
Në komunikatën e firmosur nga Nevzat Halili i bëhet thirrje popullatës së Republikës së Iliridës në tërë territorin e saj, si dhe subjekteve politike dhe jopolitike shqiptare që sa më shpejtë dhe botërisht të përkrahin këtë vendim.
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Qeveria dhe presidenti në përplasje të re
Në Maqedonia sërish janë rritur tensionet politike mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe presidentit të shtetit, Branko Cërvenkovski.

Partia VMRO-DPMNE e cila udhëhiqet nga kryeministri, të premten kërkoi nga presidenti i shtetit përgjigje precize dhe të detajuar për qëndrimin e tij lidhur me çështjen e emrit.
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Vataj: Universitetet private nuk janë ilegale
Këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Ramë Vataj në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se Universitet private në Kosovë nuk do të mbyllen plotësisht, mirëpo nuk kanë të drejtë të pranojnë studentë të rinj.
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Gjermanët debatojnë për sëmundjen e zbuluar në Maqedoni
Si dhe pse duhet shpëtuar drurët e gështenjave ? Një përgjigje rreth kësaj çështje do të jepet në tubimin e caktuar për 5 shtator të këtij viti, që do të mbahet në qytezën Uetersen të Gjermanisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Berisha: Do ta mbështesim zgjidhjen e problemeve në Luginë
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha priti në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës, ndër të cilët deputetin shqiptar në parlamentin serb Riza Halimin si dhe kryetarët e Komunave dhe të Kuvendeve të Preshevës dhe Bujanovcit.
Postuar 30 Aug 2008 nga mediabledi
Për BDI pesë ministri në qeverinë e re
Në postin e zv kryeministrit do të jetë Abdylaqim Ademi, të ministrit të ekonomisë, Fatmir Besimi, të shëndetësisë Bujar Osmani, për punë dhe politik sociale Xhelal Bajrami, ekologji Nexhati Jakupi dhe pushtetin vendor, Musa Xhaferi.
Postuar 06 Jul 2008 nga mediabledi
Zbardhen emrat e shumicës së ministrave të kabinetit Gruevski
Partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI janë duke mbyllur listat e kandidatëve për ministra në përbërjen e re të Qeverisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski.
Agjencia e lajmeve INA duke u thirrur nga burime brenda këtyre dy partive tashmë ka siguruar edhe emrat e shumicës së dikastereve ministrore. BDI ka 5 ministra dhe një post të zëvendëskryeministrit.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
Berisha: Pavarësia e Kosovës, garanci për Ballkanin
Gjatë zhvillimit të punimeve të samitit të Kroacisë , i cili po mbahet në Dubrovnik, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur lidhur me situatën në Kosovë dhe rajon.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
Milloshoski:Maqedonia e gatshme për të plotësuar kriteret e KE-së
Shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski deklaroi se Maqedonia është e gatshme për plotësimin e kritereve që i ka vendosur Komisioni Europian me qëllim që deri në fund të vitit të fillojnë negociatat për anëtarësim.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
BDI sonte pritet të shpallë pikat e marrëveshjes me VMRO-DPMNE
Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) po vazhdon mbledhjen e kryesisë qendrore për të caktuar emrat e ministrave dhe zëvendësministrave në kabinetin e ri qeveritar të mandatarit Gruevski.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
PDSH në opozitë
Partia demokratike e shqiptarëve pranoi koalicionin e ri VMRO-DPMNE - BDI dhe premtoi se do të jetë parti konstruktive në opozitë.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
Policia borgosi sulmuesin e Radushës
MPB njoftoi se ka arrestuar Rexhep Saliun, njërin nga të dyshuarit për sulmin në fshatin Radushë, ku u plagos djali i deputetit Rafis Haliti, Besfort Haliti dhe 8 persona të tjerë.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
BDI në qeverinë e re me VMRO-DPMNE
Partia e Ali Ahmetit do të marrë digasterin e ekonomisë, shëndetësisë, ministrin e punës dhe politikës sociale, të pushtetit vendorë dhe ministrinë e ambientit si dhe një zëvendëkryeministër.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
Në Tabanovc sekuestrohen 13 kilogram lëndë narkotike
Morfiumi është zbuluar në një veturë të tipit Audi 100 me targa zviceriane pronë e struganit Shasivar Etemi .
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
Turqia do t'ia kthejë pamjen e vjetër Urës së gurit
Komuna e Stambollit ka ofruar donacion prej 1 milion e 200 mijë eurosh për restaurimin e mirrëfillt të Urës së gurit në Shkup, por autoritetet vendore e kanë refuzuar.
Postuar 05 Jul 2008 nga mediabledi
Islami, Perendimi dhe mardheniet midis burrit dhe gruas
Menyra e mardhenieve ne mes burrit dhe gruas ka qene gjithmone nje ceshtje dhe teme serioze ne fete dhe librat e shumta fetare, dhe secili prej ketyre kete ceshtje e ka shpjeguar dhe pare ne kendveshtrimin e tyre ligjore fetare.
Postuar 29 Jun 2008 nga mediabledi
Nimic viziton Shkupin dhe Athinën
Ndërmjetësuesi në kontestin greko-maqedonas për emrin, Mejtu Nimic gjatë javës së ardhshme pritet që të vizitoj Shkupin dhe Athinën, por sipas vlerësimeve të të diplomatëve nuk do të sjellë propozim të ri për emrin.
Postuar 22 Jun 2008 nga mediabledi
Uizner: Pas pavarësisë së Kosovës, Ballkani mund të ndërtoj të ardhmen
Pas pavarësisë së Kosovës kufijtë e Ballkanit janë të qartë dhe ky territor mund të ndërtojë një të ardhme të sigurt duke u integruar në familjen evropiane, deklaroi ish- i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori Frenks Uizner, gjatë leksionit në Komitetin Amerikan për Politikën e Jashtme, në Neë York.
Postuar 22 Jun 2008 nga mediabledi
BDI e gatshme të koalicionojë me PDSH-në, pa Thaçin?
Largimi i Menduh Thaçit nga pozita numër një në Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) do të hapte rrugën që në koalicionin e ri qeveritar të gjenden dy partitë më të mëdha shqiptare. Burime partiake në VRMO-DPMNE në kusht anonimitetit për “Lajm” thonë se kanë përshtypje se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mund të pajtohet për të koalicionuar me PDSH-në, por vetëm me kusht nëse prej kreut të sajë tërhiqet Menduh Thaçi, me bashkëpunëtorët e tij të afërt Refet Elmazi dhe Ernad Fejzullahu.
Postuar 22 Jun 2008 nga mediabledi
Maqedonia mund ta marrë datën e negociatave nëse i plotëson kushtet
27 krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian miratuan konkluzionet për Ballkanin.
Postuar 20 Jun 2008 nga mediabledi
Gruevski nuk do ta bëjë gabimin e 2006-tës
Kryeministri dhe mandatari i mundshëm për formimin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë Nikolla Gruevski nuk do të përsërisë gabimin e 2006 ka deklaruar profesori i UEJL Rufi Osmani.
Postuar 20 Jun 2008 nga mediabledi
Mbledhja e parë me katër pika të rendit të ditës
Pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, prej të shtunën fillon të rrjedhë mandati katër-vjeçar i deputetëve të rinj.
Postuar 20 Jun 2008 nga mediabledi
Të shtunën 114 deputetë do t’i marrin vërtetimet
114 deputetë të shtunën do t’i marrin vërtetimet për deputetë nga ana e KSHZ ndërsa 6 të tjerët mbeten rezervë për shkak të rivotimit më 29 qershor.
Postuar 20 Jun 2008 nga mediabledi
Arabia do të shtojë prodhimin e naftës
Lajmi zyrtar është bërë i ditur me anë të një komunikate të transmetuar në faqen e internetit të ambasadës së saj në Londër.
Postuar 20 Jun 2008 nga mediabledi
Shqipëria dhe Kosova dy shtete të ndara, por një identitet kombëtar
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë nënshkruar të enjten memorandumin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Postuar 19 Jun 2008 nga mediabledi
Gruevski paralajmëron bisedime me BDI dhe PDSH për Qeverinë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pas kthimit nga vizita e tij në Bruksel menjëherë pritet të fillojë bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar me një nga partitë shqiptare. Gruevski këtë e ka konfirmuar mbrëmë në Bruksel pas një takimi me shefin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Havier Solana.
Postuar 19 Jun 2008 nga mediabledi
Selal:Franca nuk është optimiste për Maqedoninë
Ambasadori francez në BE, Pierre Sellal theksoi se nuk është optimist se Maqedonia do të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë kryesimit të Francës gjashtë muajt e ardhshëm.
Postuar 19 Jun 2008 nga mediabledi
Bakojanis përjashton kushtëzime për emrin
Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani ka përjashtuar kushtin se Athina duhet të pranojë më parë ekzistencën e kombit e të gjuhës maqedonase, që pastaj të negociohet për emrin.
Postuar 19 Jun 2008 nga mediabledi
Kryeministri i Kosovës Thaçi vizitë dyditore në Tiranë
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi prej mbrëmë po qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare dy ditore, e para kjo që nga shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës.
Postuar 19 Jun 2008 nga mediabledi
Më 29 qershor rivotime në 4 qendra votimi
KSHZ ka anuluar votimin në 4 qendra votimi dhe vendosi përsëritjen e zgjedhjeve më 29 qershor me që rezultati mund të ndikojë në një mandat deputeti.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
Gruevski ka biseduar me Thaçin dhe Ahmetin
Kryeminstri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka zhvilluar bisedw telefonike me liderët e PDSH dhe BDI-së, Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin ,ka njoftuar zëdhënësi qeveritar, Ivica Bocevski
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
PDSH nuk hy në qeveri bashkë me BDI
Kryetari i PDSH Menduh Thaçi tha se BDI është strukturë e kriminalizuar me të cilën partia e tij nuk është mirë të ndajwë frymën e njejtë, e jo të ulet në një tavolinë.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
Franca vlerësoi pozitivisht procesin e rivotimit në Maqedoni
Ambasada e Francës në Shkup përmes një komunikate për media përshëndet ecurinë paqësore të rivotimit të zgjedhjeve parlamentare të të diellës, 15 qershor në Maqedoni.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
Prokuroria del me prova të reja për rastin e Brodecit
Publikohen në gjykatë incizime me video dhe fotografi në të cilat shihen grupe të armatosura, vendstrehimet e tyre, armë e celularë me qëllim që të vërtetohet faji i të akuzuarve.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
ET: Bush i vendosur në zgjidhjen e kontestit për emrin
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush para përfundimit të mandatit presidencial do të orvatet ta zgjidh përfundimishtë kontestin për emrin kushtetues të Maqedonisë, njoftojnë mediat greke.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
Ambasada e Francës: Qeveria e re të formohet pa u vonuar
„Përshëndesim ecurinë paqësore të rivotimit të zgjedhjeve parlamentare të të diellës, 15 qershor në Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë“, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Francës në Shkup.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
Presidentit Sejdiu i përgjigjet Sekretarit të OKB-së Ban Ki-moon
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki-moon, me anë të së cilës i është përgjigjur për letrën e tij të datës 12 qershor 2008.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
Gruevski nuk mund t’i ftojë dy partitë shqiptare në qeveri
Ekspertët përjashtojnë mundësin që Gruevski t’u bëjë ftesë dy partive politike shqiptare që bashkërisht të futën në qeveri.
Postuar 17 Jun 2008 nga mediabledi
Nuk duhet lejuar Moskën e Beogradin ta bllokojnë procesin në Kosovë
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, iu drejtua sot me një fjalim Kuvendit të Kosovës gjatë një seance solemne. Ai tha se Kosova është shtet i pavarur, demokratik e sovran dhe se këtë fakt duhet ta pranojnë të gjithë, përfshirë edhe Rusinë e Serbinë.
Postuar 16 Jun 2008 nga mediabledi
Sulmohen dhe rrahën dy të rinj shqiptar në veri të Mitrovicës
Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar dhe rrahur nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Sipas policisë, dy të rinjtë i kanë paraqitur rastin njësisë patrulluese të policisë, e cila ishte me detyrë zyrtare te ura kryesore në Mitrovicë.
Postuar 16 Jun 2008 nga mediabledi
Gjermania përshëndet fuqizimin e Kushtetutës së Kosovës
Gjermania e ka përshëndetur hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Martin Jeger, tha të hënën në Berlin, se Gjermania do ta mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen.
Postuar 16 Jun 2008 nga mediabledi
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po viziton Tiranën
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës i dhuroi të hënën Kushtetutën e Kosovës, kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli gjatë një takimi në Tiranë.
Postuar 16 Jun 2008 nga mediabledi
Shkarkohet gjeneral Luan Hoxha, shef i Shtabit të Përgjithshëm
Është shkarkuar nga detyra Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Luan Hoxha. Presidenti i Republikës Bamir Topi, bazuar në nenin 169 të Kushtetutës, ka dekretuar shkarkimin e gjeneralit Hoxha, shkarkim që hyn menjëherë në fuqi.
Postuar 16 Jun 2008 nga mediabledi
Kosovë, zbulohen municione në një fshat serb
Në një fshat serb të komunës së Shterpcës janë gjetur dje pas dite municione në 7 arka druri e disa thasë, të cilat ishin fshehur në një vend të krijuar enkas dhe të mbyllur me gurë. Lajmi i dhënë nga mediat vendase u konfirmua në një komunikatë të Zyrës për informim publik të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), Komanda Kryesore e Policisë në Prishtinë.
Postuar 16 Jun 2008 nga mediabledi
Verdikti i votuesve shqiptarë në favor të BDI-së
Fitore bindëse, gati të dyfishtë, ka shënuar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në taborin politik shqiptarë, kanë treguar rezultatet e para të dala nga votimet e përsëritura të ditës së diel, që i kanë kumtuar në këtë parti. Sipas këtyre rezultateve BDI ka fituar 18 ose 19 deputetë, kurse Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vetëm 10 deputetë, ndërkaq qw Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka humbur mandatin të cilin e fitoi më 1 qershor.
Postuar 16 Jun 2008 nga mediabledi
BDSH-ja e Mahmutit ia uroi fitoren BDI-së
Bashkimi Demokratik Shqiptar thotë se pa marrë parasysh mënyrën se si u morën votat, kjo parti nuk do të bëj ankesa lidhur me parregullsitë në rivotimin e 15 qershorit.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
PDSH: Kemi fituar 13 deputetë
Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë shtypi njoftoi se në këto zgjedhje në total ka fituar 13 deputetë dhe se votat e kësaj partie janë të pastra pa manipulime.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Ahmeti: Urime fitoren e madhe
“BDI frymon me popullin” me këto fjalë lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte iu drejtua opinionit.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
BDI 18 deputetë, PDSH 10 deputetë
Në bazë të përpunimit të 70 për qind të numërimit të votave, BDI shpalli fitoren.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Policia arreston badigardin e Refet Elmazit
Policia arreston, një pjesëtarin e saj që është badigardi i zv/ministrit të Brendshëm, Refet Elmazi.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Mehmeti: Bandat nuk arritën ta dhunojnë votën
Zëdhënësja e BDI Ermira Mehmeti, tha se partia e saj vlerëson se në përgjtihësi zgjedhjet janë zhvilluar në atmosferë demokratike.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Imeri: Sërish janë vjedhur votat në Zajaz
Zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri tha se është i bindur se PDSH ka shënuar fitore.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Përfundoi procesi i votimeve në Maqedoni
Ka përfunduar procesi i votimi në 184 qendrat e votimit, ku sipas KSHZ deri në ora 17 kanë marrë pjesë 43, 22 për qind.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Kosova fitoi edhe Kushtetutën
Me vënien e firmës së tij në këto ligje Presidenti Sejdiu ka marrë edhe kompetencat e plota të një Presidenti, e të cilat deri tash janë ushtruar nga Shefi i UNMIK-ut.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Tearcë dhe Tetovë: Votimit zhvillohet pa pengesa
Procesi i rivotimit në komunat Tearcë dhe Bogovinë të Tetovës zhvillohet në atmosferë të qetë ndërsa është vërejtur pjesëmarrje e konsiderueshme e votuesve.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Daniel Fried uroi presidentin Sejdiu
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Daniel Fried i ka telefonuar të dielën presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiut, të cilit ia uroi hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Serbët, në 28 qershor parlamentin e tyre brenda Kosovës
Duket se Kushtetuta e re e Kosovës, nuk do të ketë kaq forcë që të shtrihet në të gjithë terrorin e këtij vendi. Radio Evropa e Lirë, citon përfaqësuesit serb në Kosovë, që deklarojnë kundërshtinë e tyre ndaj dokumentit themelor të shtetit. Ata shkojnë më tej në idetë e tyre antikushtetuese, duke deklaruar se do të krijojnë një parlament paralel. Kryetari i Këshillit Nacional Serb për Mitrovicën,
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Policia arreston 6 persona, tentonin t’i mbushnin kutitë e votimit
Policia sot ka arrestuar gjashtë persona të cilët kanë tentuar t’i mbushin kutitë votimit në Tetovë dhe në fshatin Llojan.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
KSHZ: Votimi po rrjedh pa probleme
Rivotimi në 187 qendra në përgjithësi po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe pa probleme të theksuara.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Nën masa të rrepta sigurie zhvillohen zgjedhjet në Saraj
Nën masa të rrepta të sigurisë dhe në praninë e një numrri të madh vëzhguesish votimi në Kondovë ka rrjedhur pa probleme.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Flamur serb në xhaminë e Mitrovicës
Një grup serbësh identiteti i të cilëve ende nuk është verifikuar në Mitrovicë, kanë ngritur flamurin serb në minarenë e xhamisë në zonën e banuar prej tyre. Zëdhënësi i Shërbimit Policor
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Vidhet materiali zgjedhor në një vendvotim në Reçicë
Në Shkollën Fillore “Përparimi” në fshatin Reçicë nuk janë hapur kutitë e votimit. Persona të panjohur, mbrëmë e kanë vjedhur materialin zgjedhor.Në Shkollën Fillore “Përparimi” në fshatin Reçicë nuk janë hapur kutitë e votimit. Persona të panjohur, mbrëmë e kanë vjedhur materialin zgjedhor.Deri më tani as nga policia e as nga Komisioni SHtetëror Zgjedhor nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me incidentin në fjalë.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Hyri në fuqi Kushtetuta e Kosovës
Sot ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Kosovës , dokument ky modern i cili përmban parimet themelore për ndërtimin e shtetësisë.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Filloi rivotimi në 187 vendvotime
Sot 161.874 qytetarë do të mund të votojnë në 187 vendvotime, ku për shkak të parregullësive, zgjedhjet e 1 qershorit ishin anuluar.
Postuar 15 Jun 2008 nga mediabledi
Gruevski: Përsëritja e parregullsive përjashton shqiptarët nga koalicioni
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se nuk do të hyjë në koalicion me parti që mandatin e kanë fituar nëpërmjet mënyrës jo të rregullt zgjedhore, madje edhe duke ngelur pa partner shqiptar në Qeveri. Gruevski këtë e deklaroi në një konferencë për media të zhvilluar të premten në Shkup.
Postuar 13 Jun 2008 nga mediabledi
Ndërkombëtarët sytë drejt liderëve shqiptarë, për zgjedhje të qeta

Ambasadorët perëndimor në Maqedoni, po zhvillojnë takime intensive me faktorët politik në këtë vend, vetëm pak orë, para se të nisin zgjedhjet e së dielës. Kështu ambasadorja amerikane Xhilian Milovanovic dhe ambasadori i BE-së, Ervan Fuere,....
Postuar 13 Jun 2008 nga mediabledi
FT: Serbia financon mafien në veri të Kosovës
Serbia e ka shndërruar Veriun e Kosovës në një zonë mafioze, duke sponsorizuar për blerjen e armëve, e duke ngritur struktura paralele me ato të Kosovës. Këtë lajm e bëri të ditur, gazeta londineze The Financial Times (FT), e cila i referohet Muhamed Hamitit, këshilltar i lartë i Presidentit të Kosovës.
Postuar 13 Jun 2008 nga mediabledi
Meta: Çështja çame kërkon reflektim nga Greqia dhe dinjitet nga Shqipëria
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta ka reaguar sot ndaj disa deklaratave lidhur me çështjen çame. Meta theksoi se qeveria shqiptare duhet të tregojë më shumë dinjitet kur diskuton problemin e çamëve me qeverinë Greke.
Postuar 10 Jun 2008 nga mediabledi
Milloshoski: Zero tolerancë ndaj dhunuesve të votës së lirë
Në takimin e liderëve të BE-së që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, do të bisedohet edhe për parregullsitë zgjedhore në Maqedoni.
Postuar 10 Jun 2008 nga mediabledi
MPB ka dokumentuar 35 incidente të ditës së zgjedhjeve
Ministria e Brendshme deri tani ka ndriçuar dhe dokumentuar 35 raste të prishjes së procesit zgjedhor, për të cilat janë paraqitur 100 kryerës të gjithsej 62 veprave penale.
Postuar 10 Jun 2008 nga mediabledi
BDI do të ngrejë aktpadi kundër Menduh Thaçit
BDI ka paralajmëruar se do të ngrejë aktpadi ndaj liderit të PDSH-së Menduh Thaçi për deklaratën e këtij të fundit në maj, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.
Postuar 10 Jun 2008 nga mediabledi
MPB aktakuza penale për incidentet në Gostivar, Dibër dhe Malinë
Policia ka lëshuar disa aktakuza penale ndaj personave që kanë shkaktuar parregullësi në zgjedhjet e 1 qershorit në Gostivar, Dibër dhe Karadakun e Shkupit.
Postuar 10 Jun 2008 nga mediabledi
SHBA dhe BE i premtojnë mbështetje Kosovës
Në tekstin e harmonizuar të deklaratës së përbashkët të samitit të sotëm SHBA-BE, premtohet një mbështetje për Kosovën nga ana e SHBA-ve dhe BE-së për intergimin rajonal dhe zhvillimin e saj ekonomik dhe institucional.
Postuar 10 Jun 2008 nga mediabledi

Gratis Website erstellt mit Web-Gear


Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der Autor dieser Homepage. Missbrauch melden

Zum Seitenanfang